Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka testuar edhe fushën e basketbollit në në shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës.
Rama ka realizuar disa kosha teksa ka ftuar ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalin si dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të gjuajnë drejt koshit me topin e basketbollit.
Kryeministri ka qenë i pagabueshëm në të gjitha rastet, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.
Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.
Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ja doli të realizojë pasi hoqi xhupin që kishte veshur.
Pa.Va/Fjala.al