Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se dhuna dhe vandalizmi ka emër! Sali Berisha, Ilir Meta, Lulezim Basha dhe Monika Kryemadhi janë sot nën akuzë publike për këto akte dhune dhe sponsorizimin e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se Protesta e Shkodrës u thirr sot nga PDLSI Shkodër dhe nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, ndërsa ka postuar dhe foton ku kryebashkiakja Ademi i prin protestuesit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Dhuna dhe vandalizmi ka emër! Sali Berisha, Ilir Meta, Lulezim Basha dhe Monika Kryemadhi janë sot nën akuzë publike për këto akte dhune dhe sponsorizimin e tyre.
Protesta e Shkodrës u thirr sot nga PDLSI Shkodër dhe nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi (në foto). Skenari për sulmin ndaj selisë së PS Shkodër ishte pjesë e këtij organizimi prej tyre!