SHA-ja arrin sërish rekord të infektuarish me koronavirus. Sipas të dhënave të Johns Hopkins University në 24 orët e fundit janë regjistruar 231.775 raste të reja me Covid-19.
Ndërkaq, edhe numri i të vdekurve është mjaft i lartë. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 3.309 viktima. Kështu, SHBA është i pari vend në botë si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe i vdekjeve.
Në gjithë botën, numri total i të infektuarve ka kaluar shifrën e 70 milionë personave, ndërsa të vdekur që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 janë shënuar 1,596,160 viktima.arkiva.fjala.al/Ke.Ba