Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në “Open” se nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ia jep votat e partisë së saj. Biseda: Kryemadhi: Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm.
Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat. Pyetje: Çfarë do bëni ju? Do rrëzoni qeverinë e Bashës? Kryemadhi: Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë. Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë.
Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë. Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve.
Plani me 5 pika i LSI:
-Çdo fëmijë do ketë në llogarinë e tij 1000$ që kur lind deri në moshën 25 vjeç.
-1% e të ardhurave do t’i merren 200 kompanive VIP dhe do të shkojnë për arsimin. -5% e shpenzimeve të çdo familje do të rimbursohet nga shteti.
-Përjashtimi nga taksat i çdo familje me të ardhura nën 35 mijë lekë të vjetra
-Arsimi do mbështetet me 5% të prodhimit të brendshëm bruto.