Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për mediat në Kosovë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie. Ndërkohë, deri me tani raportohet se në pranga në këtë operacion ka përfunduar Agim Nuha, që është drejtor i autorizimit të pagesave. Derisa pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë.
Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës.