Policia e Kukësit ka arrestuar një 50-vjeçar të identifikuar si Agron Nika, i cili përmes kërcënimit i ka marrë një shumë prej 12 milionë lekësh një 72-vjeçari.
I moshuari është shtetasi Feti Gjici.
Mësohet se Nika e akuzonte 72-vjeçarin se kishte raporte seksuale me gruan e tij dhe nën presion dhe kërcënime ka arritur t’i marrë shumën e konsiderueshme të parave.
Zhvatja përmes kërcënimit ka ndodhur në vazhdimësi, dhe në periudha të ndryshme kohore 50-vjeçari Nika i ka marrë në total 12 milionë lekë të moshuarit.