Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Mësohet se ajo jetonte e vetme në këtë banesë. Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë parë se banesa e të moshuarës po digjen, ndërsa kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Fatmirësisht e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa është shkrumbuar totalisht. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.