Infermiere Erjola, si e thërrisnin të gjithë në Lushnje, nuk jeton më pasi ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.
Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj, ndërsa lajmi ka lënë të tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.
Kolegët e saj në NJVKSH Lushnjë të pikëlluar shkruajnë se dhe bluzat e bardha janë të vdekshëm si të gjithë.
“Shëndeti vjen i pari… dhe jeta është e shtrenjte… Këto fjale nuk janë thëne kot… Janë thëne nga njerëz te cilët e kane përjetuar sprovën me sëmundjen, nga njerëz te cilët e kane mposhtur atë dhe nga njerëz te cilët janë mposhtur nga ajo….
1 ndër to ishe dhe ti Erjola, e cila edhe pas shume betejash me sëmundjen, nuk arrite te dilje fitimtare mbi të…
Bluzat e bardha nuk janë Zoti, edhe ata janë te vdekshëm njësoj si te gjithë, ndaj ne sot përulemi para teje për gjithë përkushtimin qe i ke dhëne profesionit tënd duke e nderuar atë bluze te bardhe qe mbaje veshur. Prehu ne paqe e dashur Erjolë”, shkruajnë kolegët e Erjolës.
