Doktori Arben Dhima shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakoshme nga jeta të mjekut të njohur endokrinolog Gerond Husi.
Pas disa ditësh betejë me virusin në Stamboll, Husi është ndarë nga jeta sot në moshën 50 vjeçare.
Mjeku Dhima shkruan se bota mjekësore ka humbur sot një njeri fisnik. Ai shkruan se është i pikëlluar nga dhimbja dhe se doktor Gerondit do t’ju mungojë shumë të gjithëve.
“Bota mjekësore sot humbi fisnikërinë, xhentilesën dhe dhimbshurinë e një humanisti të madh. Kjo është një ditë plot dhimbje. Zemra e Geri pushoi së rrahuri, por një zemër që ka prekur kaq shumë jetë do të vazhdojë të jetojë tek ata që e donin.
Buzëqeshja jote ishte forca e jote më e madhe dhe vështrimi yt siguria jonë. Do na marrë malli shumë për ty! Jam i dërrmuar dhe fjalët me mungojnë nga kjo dhimbje e pafund dhe e padrejtë, ku gjithçka duket e errët dhe e pashpjegueshme. Jeta na vë përherë përpara provash të vështira. Lamtumirë miku im! Do të jesh përherë në mendimet e mia,” shkruan mjeku Dhima për kolegun e tij.