Një javë pasi humbi bashkëshortin, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe pedagogia Vjollca Karapici.
Lajmin për humbjen e saj e dha vajza përmes një statusi në rrjetin sociale “Facebook”. Në lidhje me këtë humbje reagoi edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Në një status në rrjete sociale, ajo shpreh konsideratat më të larta për punën e palodhur të ish-pedagoges.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Prof. Dr Vjollca Karapici!
Një ndarje e parakohshme që më hidhëroi pa masë.
Një grua e rrallë për nga vlerat dhe kontributi në fushën akademike dhe në atë financiare për më shumë se 45 vjet.
Prof. Vjollca do të vlerësohet për kontributin në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste të rëndësishme.
Ajo ishte kryetare dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit të Certifikimit të Audituesve të Brendshem, Zv. Presidente e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, etj..

Mirënjohje pafund dhe falënderim për punën e palodhur.