Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel, foli për dy nga sportistët më të mëdhenj, Michael Jordan dhe Cristiano Ronaldo.
Rama tha se Jordan nuk ka pasur mundësi ta takojë, ndërsa me Cristianon është takuar dy herë dhe zbuloi përshtypjet e tij për të.
Patrik Evra ka një histori të bukur, kur ishin te Manchester United, se ky është shumë i mbyllur, nuk ka shumë njerëz, e ftoi për darkë dhe tregon që kishte vënë aty një sallatë dhe diçka shumë të vogël, një darkë njerëzish me të ardhura minimale, dhe ndërkohë filloi të fliste për futbollin dhe tha a dalim pak në oborr dhe më mbajti dy orë duke luajtur futboll. Kurse Ançeloti më ka treguar: më tha nuk ekziston në asnjë skuadër, një lojtar që stërvitet më shumë se Cristiano Ronaldo. Ky në fund të ditës futej në akull, ky flinte në Bernabeu kur ishin El Classico-t, ai flinte në Bernabeu, dhe jetonte me El Classico-n në kokë,” tha Rama.
