Kryeministri Edi Rama i ftuar ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel, dha komentin e tij lidhur me disa personazhe të paraqitura me foto nga moderatori Edi Manushi.
Teksa në ekran doli foto e konspiracionistit Alfred Cako, Rama tha se e pëlqen shumë si personazh.
Manushi: Cako të ka shumë qef
Rama: Dhe unë e kam qef, më shkruan shpesh që apokalipsi po vjen. Personazh shumë simpatik
Manushi: Ça mendoni për konspiracionet e tij?
Rama: Konspiracionet e tij janë poezi e fantazisë dhe dellit krijues të njeriut.
Manushi: Tha për ju që jeni klon dhe nuk jeni Rama i vërtetë
Rama: Sidomos tani që kam bërë botox (qesh)