Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha është shumë i apasionuar pas sporteve, sidomos atyre ekstreme dhe ku kërkohet forcë e madhe.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video ku shihet se si pa kurrëfarë vështirësie ngre në ajër gomat e makinave, të madhësive të ndryshme dhe i hedh përtokë.
Ai duket mjaft në formë fizikisht, duke treguar dhe një anë tjetër të tijën, pa kostum dhe kollare.