Pamje prekëse vijnë nga Palestina.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se djali i vogël vrapon duke qarë drejt të atit, i cili po përcillet në banesën e fundit, pasi ka mbetur i vrarë në luftën mes Palestinës dhe Izraelit.
Siç shihet në video djali vrapon me ngashërim drejt të atit, teksa shkon pranë personave që mbanin trupin e të atit.
Numri i viktimave në luftën mes Izraelit dhe Palestinës është gjithnjë e në rritje. Deri tani rreth 40 persona kanë humbur jetën nga konfrontime raketa, ku nga 40 persona rreth 5 janë izraelit, ndërsa pjesa dërrmuese janë palestinezë.