Një person është duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia duke hipur në skelat e restaurimit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Ai shprehet se nëse nuk i lidhet një kontratë pune do të hidhet nga lartësia.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po negocion në distancë me të riun në mënyrë që të tërhiqet nga kryerja e veprimit ekstrem.