Një album ndryshe pritet të vijë nga këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri. E shumë pëlqyer nga dëgjuesit në Kosovë dhe Shqipëri, ku disa i kanë vendosur titullin “Queen”, Dafina për herë të parë ka folur për jetën e saj.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka treguar se albumi i saj “Dafinë moj”, do flasë për jetën e saj të vështirë, ndërsa nuk kurseu disa fjalë, lidhur me atë jetë që ka kaluar.
“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti do arrish shumë në jetë. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur ne, tre goca, vetëm. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin.
Dhe e di sa e vështirë është të jenë vetëm goca në një familje? Sa punë duhen bërë në shtëpi, e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dal si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina.