Është hapur sot në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Grabom.
I pranishëm në Grabom, Rama në fjalën e tij në ceremoni është shprehur se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.
” Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh. Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, ka thënë Rama.