Një pikë skrapi është përfshirë nga zjarri në zonën e Babrroit pasditen e sotme.
Flakët kanë rënë rreth orës 14:30 në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit me iniciale F.L. në rrugën “Dine Hoxha”.
Nuk dihet ende se cili është shkaku i këtij zjarri.
Forcat zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale. Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.