Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e kaluar, ka qenë i vëllai që i ka vendosur tritol në makinë minatorit Elton Debreshit, i cili kandidoi për deputet si kandidat i pavarur në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e këtij të fundit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Alfred Debreshi, 29 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.