Dy persona janë arrestuar nga policia në Skrapar, pasi janë kapur duke vjedhur energji elektrike. Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ferruzan Shallarin, 65-vjeç dhe Ernest Shallari 41-vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar. Punonjësit e OSHEE-së së bashku me policinë, kanë konstatuar se këto dy shtetas përfitonin energji elektrike, pasi kishin kryer lidhje të paligjshme në rrjet.
‘Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.