Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut janë dhunuar me shkopinj bejsbolli në Itali.
Siç raportojnë mediat e huaja ngjarja është regjistruar një natë më parë në ambientet e jashtme të një klubi nate në San Giuliano Terme.
Kur 43-vjeçari parkoi makinën e tij, 2 persona u dolën para dhe filluan ta godisnin atë dhe maqedonasin.
Të dy do të qëndrojnë për 25 ditë të shtruar në spital për shkak të dëmtime të mëdha në trup.