Duke “luftuar” për jetën në një shtrat spitali është mjeku grek, i cili u qëllua me breshëri plumbash në mes të rrugës në kryeqytetin helen, nga një grua shqiptare në sytë e fëmijës së tyre 13-vjeçar.
Sipas mediave, gruaja shqiptare dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe fëmija, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarinë.
Krimi ishte i menduar, pasi gruaja iu afrua burrit kur ai kishte dalë nga shtëpia për të pritur fëmijën nga shkolla dhe pasi debatuan ashpër ajo nxorri armën dhe e qëlloi disa herë në bark. Fillimisht u tha se ai humbi jetën në vend, por më pas kur u dërgua në spital u zbulua se kishte ende shenja jete. Gjendja e burrit është e rëndë dhe shanset për të jetuar, po shuhen nga momenti në moment.
Sipas fqinjëve, gruaja e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjes së kujdestarisë.
Në pranga nga policia greke ka rënë autorja me origjinë shqiptare.