Sot Arditi ka qenë i ftuar te emisioni i Top Albania Radio-s ‘Pardon my French’, ku foli për eksperiencën e tij në Big Brother VIP. Kujtojmë, se ditën e djeshme Arditi hyri përsëri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, për tu sqaruar me Fifin.
Para se të takoheshin Fifi pa një klip ku Arditi e quante veprimin e saj pafytyrësi dhe ajo më pas bëri një deklaratë, e cila shumë shpejt bëri xhiron e rrjetit.
“Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda”, tha ajo.
Lidhur me këtë që tregoi Fifi në spektakël, Ardit Çuni tregoi të vërtetën e tij:
Unë nuk e kisha dëgjuar këtë pjesë sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete.