Cristiano Ronaldo u largua nga fusha shumë i zemëruar pas humbjes nga Everton (1-0). Ai ka qenë aq i tensionuar sa i ka thyer celularin një tifozi kur do të hynte në tunelin e dhomës së zhveshjes.
Cristiano Ronaldo u largua nga fusha shumë i zemëruar pas humbjes nga Everton (1-0). Ai ka qenë aq i tensionuar sa i ka thyer celularin një tifozi kur do të hynte në tunelin e dhomës së zhveshjes.
Pas asaj që ndodhi, dhe sipas raporteve të EFE, Manchester United tashmë po heton Cristiano Ronaldon për hedhjen e celularit të një tifozi gjatë daljes nga Goodison Park. Futbollisti portugez, sipas imazheve të shpërndara në rrjetet sociale, do ta kishte hedhur në tokë celularin e një ndjekësi pas humbjes 1-0 ndaj Evertonit këtë të shtunë.
Cristiano u rikthye në formacionin e United këtë të shtunë, pasi humbi ndeshjen e fundit për shkak të sëmundjes, por ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte ekipin e tij të merrte ndonjë gjë pozitive nga Liverpool. United ka hapur një hetim për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
Llogaria në Twitter @EvertonHub ka qenë ajo që ka kapur videon dhe më pas ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet qartë se si ka dalë celulari i fansit.