Kryeministri Edi Rama, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë përplasur gjatë seancës Parlamentare për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Rama ka theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Berishën, edhe nëse ai merr drejtimin e Partisë Demokratike. Replikon Berisha duke e cilësuar Ramën si të trembur.
Seanca parlamentare që u zhvillua dje shënoi përplasje të forta mes opozitës dhe moazhorancës. Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen ndaj opozitës që të mos shkojë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama i kërkoi opozitës të propozojë një kandidaturë bindëse për presidentin e ri dhe mazhoranca do ta votojë pa problem. Ai e ka quajtur të “vdekur” Sali Berishën dhe ka këkruar të mos e ndjekin nga pas deputetët dhe elektorati. “A ja kisha thënë? Sa herë ia kisha thënë? Mos shkoni pas të vdekurit. Doni të shkoni? Vazhdoni. Si me të vdekurin si me atë që mungon nuk na mundni dot. Ju jetoni në mohim. Nuk e shihni realitetin. Kur i vdekuri thotë ka vdekur Amerika se ka rënë në duart e nuk e di se kujt është më keq se kaq. Ai që iku po të kishte dëgjuar pak më vëmendje do të ishte këtu akoma. Mos e merrni lehtë. Kam dëgjuar që po i bashkoheni si zogjtë e korbit dhe do bëheni qesharakë. Kam një shqetësim që iu nuk do ta kuptoni dot. Shqetësimi im është që ne këtu nuk jemi për partitë tona, partitë janë për vendin tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë me të lyer bardheblu. Për të tjerat vazhdoni se ne këtu jemi”, tha kryeministri Edi Rama. Ai tha se do ta votojë kandidaturën e opoztës, mjafton që ajo të jetë serioye. “Për presidentin do të bëni konsultimet e nevojshme nëse do të jepni kandidaturë bindëse do ta votojmë pa asnjë problem. Nuk do zgjedhim një president nga grupi i PS, por që përfaqëson më shumë se shumica. Nëse ju do ta ndihmoni do të bëni një punë të mirë për vendin”, tha Rama.
Reagimi i Berishës
Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama se mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me opozitën nëse ajo zgjedh të drejtohet nga ish-kryeministri i shpallur non grata nga SHBA-ja. Sipas Berishës, kjo deklaratë e Ramës tregon se është i frikësuar nga opozita e vërtetë. “Opozita e vërtetë e ka tmerruar. Ka panik nga Sali Berisha”, tha ish-kryeministri. Më herët kryeministri Rama, nga foltorja e Kuvendit u shpreh: “Me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur politikisht dhe institucionalisht, biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”.