Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë natës në Vermosh.
Nga të dhënat e para mësohet se është grabitur shtetasi Tom Tinaj dhe bashkëshortja e tij.
Dy te moshuarit, në shtëpinë e tyre, janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.
Pre e grabitjes janë Tom Tinaj me bashkëshorten, në qendër të fshatit Vermosh. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesit te natës.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë karamboluar automjetin e tyre dhe ne Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.