Ish-Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në protestën qytetare për vrasjen e vogëlushes 7-vjeçare nga polici me skaf Arjan Tase, është pyetur edhe se si ai do të reagonte nëse do të ishte në krye të qeverisë.
Gjëja e parë sipas Berishës do të ishte shkarkimi nga detyra e ministrit te Brendshëm.
“Sigurisht në vendin e Zotit Rama nëse Çuçi nuk do ishte dorëhequr brenda 3 minutash, për 4 minuta do e kisha shkarkuar, në minutën e 4.”
“Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi. Unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Po ai e ka shkarkuar këtë kryekomisar muaj më parë dhe e ka kthyer dikush. Të dhënat janë se e kanë kthyer ministra. Janë të dhëna paraprake.”
“Është e vështirë që të reflektojë qeveria. Të vazhdojnë protestën.” tha Berisha.