Pas kreut të PD, Sali Berisha, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në Himarë, ku u vra 7-vjeçarja Joanda Avida, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.
Në këtë protestë Meta ishte i shoqëruar nga djali i tij.
“Ajo që ka ndodhur nuk është një rastësi. Është e paralajmëruar sepse vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë në rrethana ta ngjashme, asnjë masë nuk është marrë. Zgjidhja është protesta. Zgjidhja është dorëheqja e ministrave përgjegjës dhe kryetarëve të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Sot protestohet që kjo situatë papërgjegjshmëri të marrë fund, të mbrojmë fëmijët e shqiptarëve”, tha Meta.