Sot shënohen 31 vjet nga eksodi i madh i shqiptarëve, në 8 gusht 1991.
Anija “Vlora”, u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, u shfaq në portin e Barit. Në bord kishte burra, gra dhe fëmijë të cilët midis dy brigjeve të Detit Adriatik.
Shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin Vittoria. Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias.
“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”. Kjo ishte fraza që shqiptoi asokohe kryebashkiaku Enrico Dalfino.
Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drej Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.
Ndaj, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka kujtuar mëngjesin e sotëm ngjarjen, në një postim në Facebook. Ish-presidenti ka shkruar se edhe sot, 40% e emigrantëve që kalojnë La Manshin duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.
“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm. Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë”, shkruan Meta.