Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne ne aksin Lezhe-Shkodër.
Deri më tani dyshohet për 7 persona të plagosur, dhe disa prej tyrë janë në gjendje të rëndë. Po ashtu është mësuar se një prej të plagosurve është i mitur.
Ata janë dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës.
Paraprakisht, thuhet se ka qenë një parakalim i gabuar i një makine me targa të Kosovës, që ka shkaktuar përplasjen me një makinë tjetër.
Ndërkohë, policia nuk ka bërë ende njoftim zyrtar për ngjarjen.