Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë kanë ngadalësuar të ashtuquajturin “motor të Evropës”. Mesa duket kjo situatë po i kushton Gjermanisë qindra miliarda euro, thuhet në një studim të fundit, raport DW.
Ekonomia gjermane do të humbasë si pasojë e këtyre zhvillimeve deri në vitin 2030 mbi 260 miliardë euro.
Sipas studimit, një nga humbësit e mëdhenj në situatën aktuale do të jetë sërish industria e gastronomisë dhe hotelerisë, e cila është goditur keq edhe nga pandemia e virusit Corona.
Në një skenar tjetër, ku çmimet e energjisë rriten dy herë më shpejt, studiuesit shohin ndikimin më të madh në tregun e punës në vitin 2024, me 660.000 punëtorë më pak sesa sikur të mos kishte luftë.