Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është në zjarr pas një sulmi nga ushtria ruse, sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të Enerhodar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se luftimet mund të “çojnë në katastrofë” në centralin më të madh bërthamor të Evropës, të pushtuar nga Rusia në fillim të marsit.
Të mërkurën, ministrat e jashtëm nga grupi G7 i vendeve të industrializuara thanë se Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë kontrollin e uzinës Kievit. Objekti dhe zona përreth tij në Ukrainën qendrore-lindore panë bombardime javën e kaluar, ku Rusia dhe Ukraina gjithashtu akuzuan njëra-tjetrën për atë sulm.
Ukraina thotë se Rusia e ka kthyer vendin në një bazë ushtarake, duke nisur sulmet nga atje, duke e ditur se forcat ukrainase nuk kanë gjasa të hakmerren. Moska e mohon pretendimin.
Ku ndodhet?
Fabrika ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës, rreth 112 kilometra nga qyteti i Zaporizhzhia dhe rreth 200 kilometra në perëndim të Donetsk, një prej dy territoreve pro-Moskës.
Ky është Centrali më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit.
Sa fuqi gjeneron?
Impianti gjeneron 40-42 miliardë kWh, që përbën një të pestën e prodhimit mesatar vjetor të energjisë elektrike në Ukrainë dhe pothuajse 47% të energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet bërthamore të Ukrainës.
Sipas Energoatom, centrali ka aftësi “për monitorimin e vazhdueshëm të rrezatimit të zonës industriale të termocentralit bërthamor, zonave të mbrojtjes sanitare dhe 30 kilometrave të kontrollit të rrezatimit”.