Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Fier-Vlorë, që ka rezultuar fatal për një fëmijë 6 vjeç.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës.
“Benzi” është kthyer përmbys pasi është përplasur me tabelat dhe barrierat mbrojtëse të rrugës, ndërsa përplasjes nuk i mbijetoi dot fëmija i tyre vetëm 6 vjeç, Orhan Mithi.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit me bashkëshorten dhe fëmija tjetër vetëm 3 vjeç tashmë ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve por nuk dihet gjendja e tyre.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.