“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”
Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.
Kërkesat e pedagogëve
- -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
- -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
- -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
- -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
- -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
- -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
- -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
- -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
- -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.