Në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, u zhvillua sot aktivitieti në të cilin morën pjesë edhe emra të njohur të politikës shqiptare, ndër to ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Kanceri i gjirit nëse kapet në kohë është plotësisht e trajtueshme. Ne kemi një ekip multidisiplinar jo vetëm në spitalin onkologjik, por në të gjitha spitalet tona rajonale. Çfarë ka ndryshuar në këto vite është mbështetja për trajtimin e grave”, deklaroi Manastirliu.
Gjatë muajit tetor pritet të zhvillohet aktivitete të ndryshme lidhur me ndërgjegjësimin e grave për sëmundjen e kancerit të gjirit.