Greqia është goditur nga një tjetër tërmet gjatë ditës së diel, në orët e mëngjesit, duke krijuar panik tek qytetarët.
Tërmeti i fortë me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka “tronditur” Fokidën edhe Atikën pak pas mesnate.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 5 ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.
Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre.

Në shumë prej zonave të prekura, banorët kanë dalë nga banesat e tyre dhe prisnin me ankth, të qetësohej situata.