Zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Manchester United në merkaton e janarit janë zbehur shpejtë. Fillimisht nga vetë konfirmimi i trajnerit Erik ten Hag se sulmuesi portugez është i lumtur në “Old Trafford” edhe pse zemërohet kur nuk luan.
Ndërsa ditën e djeshme mediat angleze dhe jo vetëm raportonin se është e pamundur që 37-vjeçari të largohet në janar. Së pari, sepse asnjë klub i rëndësishëm nuk është i interesuar për të firmosur me numrin 7 dhe së dyti është shumë e vështirë që gjatë merkatos së dimrit të gjendet një marrëveshje financiare për pagën e një lojtari si CR7-a. Sipas “ESPN”, Cristiano do të largohet nga United me parametër zero në fund të sezonit