Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se opozita do të kandidojë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Blushi u shpreh se PL-ja njeh vetëm një PD, ajo që drejtohet nga Sali Berisha dhe do të mbështesë pa kushte çdo kandidat të PD-së.
“Ne e kemi të qartë pozicionin tonë që e kemi bërë publik dhe që mbështetet në dy shtylla: do mbështesim çdo kandidat të PD-së në të gjitha bashkitë. PL do tëmarrë pjesë në garën për këshillat bashkiakë, ku do të angazhohemi për një rezultat spektakolar. Do të mbështesim pa kushte çdo kandidat të PD-së. Për ne çdo bashki do të shihet si bastion i opozitës, nuk do të kërkojmë asnjë bashki, edhe në bastione të PL-së, është PD-ja që do të vendosë”, tha Blushi.