Pas më shumë se dy dekadash duke argëtuar mysafirët e një restoranti në Tiranë, ariu i murrmë Mark më në fund po shkon drejt një jete më të mirë në Austri.
“Marku, pas më shumë se 20 vitesh në robëri dhe në kushte krejtësisht të papërshtatshme për një ari të murrmë, ka më në fund mundësinë që t’i jetojë vitet e mbetura të jetës në mjaft më të mirë për të, në ambiente të krijuara posaçërisht për arinjtë e llojit të tij në Aberbasch të Austrisë“– u shpreh Sajmir Shehu, koordinator i Katër Putrave
“Marku nuk reshti së qari dy apo tre muaj rresht. pronarët i lejuan të ciftoheshin, por këlyshët nuk mbijetuan dot sepse dy prindërit e stresuan i kafshuan derisa ngordhën.”– u shpreh kujdestari Hiqmet Murati.
Sipas një anëtareje tjetër të shoqatës 4 putrat, Magdalena Scherk-Trettin, shpëtimi i Markut është një piketë e rëndësishme, por duhet bërë akoma edhe më shumë pasi “mund të mbahen ende arinj dhe kafshë të tjera që kanë lindur apo mbahen në robëri në kushte të tilla./Top Channel/