Ndërsa prezantoi të ftuarit e mbrëmjes në “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu u ndal te një foto e vjetër e Emin Barçit. I veshur me xhup inkiliti, flokë të gjatë dhe syze, të dy nisën të komentonin me humor e batuta imazhin e vjetër.
Blendi Fevziu: Emin Barçi në fakt idenë e pamjes e ka pasur që në vitin 1990. Shihini si ka qenë i veshur. Kështu e mbaj mend edhe unë Eminin, me një xhup inkiliti. Sa bënte ky xhupi Emin?
Emin Barçi: S’e mbaj mend se ishte bërë me porosi.
Blendi Fevziu: Këto ishin xhupat më modernë, për këtë mund të haje edhe ndonjë… Ishte i shtrenjtë shumë për kohën, por për këtë mund të haje edhe ndonjë përjashtim nga shkolla se ishte pak modë perëndimore.
Emin Barçi: Syzet fotokromatike, flokët e gjata, xhupi…
Blendi Fevziu: Po syzet ku i kishe gjetur se s’kishte as syze? Flokët e gjata se tani do i kishe mbjellë po të kishte qenë kohë tjetër.
Emin Barçi: Antikomunist që i merrte xhamat te klinika e udhëheqjes.
Blendi Fevziu: O Emin, ti me këtë xhup flije zgjoheshe, se unë një vit rresht me këtë xhup të kam parë?
Emin Barçi: Një në Gjirokastër kisha dhe këtë, po atë në Gjirokastër e kishte gjithë dynjaja kështu që unë mbaja këtë më shumë.
Blendi Fevziu: Gjithë vitin?
Emin Barçi: Varet.
Ndërkohë në ekranin pas shpinës së moderatorit, shfaqet edhe një foto e vjetër e tij ku duket shumë ndryshe nga sot, të cilën Fevziu e komentoi me humor.
Blendi Fevziu: Ja më nxorën edhe mua me flokë. Hiqe aman se e ke zmadhuar edhe foton, duket tmerr