Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se është kryeministri Rama ai që afrohet me popullin dhe jo populli me të.
Në këtë formë ai komentoi përzgjedhjen e muzikës të Partisë Socialiste për fushatën elektorale që i përket zhanerit tallava.
“Është një risi se si Partia Socialiste po e bën këtë fushatë. Ajo që u habita është ajo kënga tallava që të paktën me sa e njoh unë Edi Ramën ai ka disa viza të kuqe me artin dhe me muzikën. Edi Rama të kërcente tallava e të dëgjonte tallava me thënë të drejtën, unë kur e pash që thërriste njerëzit në zyrë thash do jetë ndonjë humor se s’ka mundësi, por ajo ishte kolonë zanore e fushatës,” – deklaroi Qafoku.
Sipas tij nga kënga me West Side Family te tallavaja e vitit 2023 tregon që dhe vetë Rama ka ndryshuar shumë.