Në Grupin G, Hungaria ka triumfuar Puskás Aréna (Budapest) 2-1 ndaj Serbisë, duke vendosur në dyshim prezencën e këtyre të fundit në Europian. Këto dy skuadra mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë, por kujtojmë që Mali i Zi gjendet në vendin e 3-të dhe ka luajtur një ndeshje më pak se serbët që janë një pozicion më mirë. Varga dhe Sallai shënuan për skuadrën e Rossit, ndërsa goli i Pavlovic vlejti vetëm për statistikë.