Italia ka marrë një fitore të rëndësishme në grupin C të kualifikueseve të Euro 2024, duke mundur 4-0 në shtëpi Maltën.
Ky sukses bën që skuadra e Spalletit të jetë në vendin e dytë, me 10 pikë.
Bonaventura dhe Berardi mbyllën llogaritë që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë shënoi sërish Berardi duke thelluar rezultatin. Goli i katërt mban firmën e Frattesit dhe “Game Over” për Maltën që dorëzohet para italianëve.