Ndeshja tjetër e Grupit C, ajo mes Union Berlin dhe Napolit përfundoi me fitoren 0-1 të kampionëve në fuqi të Italisë.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 65’ nga Raspadori që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Kvaratskhelias.
Pas ndeshjes së raundit të tretë, Union Berlin renditet në vend të fundit të Grupit C me zero pikë, teksa Napoli qëndron në vend të dytë me gjashtë pikë.
Arsenal bind në transfertën e Sevilla-s, të cilën e fitoi me rezultatin 1-2 dhe aktualisht kryeson Grupin B të Champions League.
Ishte Martinelli ai i cili zhbllokoi këtë takim, me golin e realizuar në minutën e 45+4’, teksa Gabriel Jesus dyfishoi avantazhin e “The Gunners” në minutën e 53.
Sevilla nga ana e saj gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 58’ me Gudelj, por në fund takimi u mbyll me rezultatin 1-2, me Arsenal që kryeson me gjashtë pikë Grupin B, ndërsa Sevilla renditet në vend të tretë me dy pikë.