Manchester United ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq fituan me shumë mund në “Old Trafford” ndaj Copenhagen, me rezultat 1-0.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që rrezikuan në minutën e pestë nëpërmjet Diogo Goncalves, por goditja e tij u ndalë nga shtylla.
Një rast të mirë shënimi për Copenhagen pati edhe Elias Achouri (38’), me gjuajtjen e tij që shkoi jashtë.
Edhe 45 pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, me Andre Onana që bëri një super pritje në minutën e 50-të.
Man United filloi të “ringjallej” dhe rrezikoi me anë të Rasmus Hojlund e Christian Eriksen, por që të dy ishin të pafat.
Heroi i kësaj mbëmje për Djajtë e Kuq ishte Harry Maguire, që shënoi me kokë pas një asistimi të Christian Eriksen në minutën e 72-të.
https://twitter.com/brotheronana/status/1716917208146956499?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Më pas do të vinte koha për heroin e dytë dhe absolut të kësaj mbrëmje.
Në minutën e 90+5’, McTominay shkakton një faull në zonë dhe i dhuron një penallti Kopenhagenit.
Andre Onana me një pritje spektakolare ndalon sulmuesin Larsson nga pika e bardhë, dhe shpërthen në festë gjithë stadiumin.
Pas 3 ndeshjesh, Bayern Munich është lider i Grupit A me nëntë pikë, Galatasaray me katër, Manchester United me tre dhe Copenhagen me një pikë.