Eraldo Nevruzi 31 vjeçar dhe autori i dyshuar Gerald Shehu që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri- tjetrin, raporton gazetari Esido Barkaj.
Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë. Dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Autori është dhëndëri i pronares së hotelit.
Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31 vjeçari./E.T