Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka treguar se është konfuze nëse mund të bëjë seks me bashkëshortin e saj Taika Waititi në shtëpinë e prindërve të saj.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi Rita tha se prej disa ditësh po qëndron tek shtëpia e prindërve sepse banesa e saj dhe Taikës në Londër po rinovohet.
“Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse shtëpia ime është në rinovim për momentin”- tha ajo.
Rita tha se bashkëshorti i saj po planifikonte që në fundjavë të qëndronte me të.
E teksa ishte hera e parë që Taika dhe Rita do flejnë së bashku në shtëpinë e prindërve të saj, këngëtarja ndihet e turpëruar dhe nuk e di nëse do të mund të bëjë seks me bashkëshortin apo jo.
“Është vërtet e sikletshme dhe burri im do të vijë për fundjavë, kështu do të jemi të gjithë në të njëjtën shtëpi. Do të flejmë në një krevat të vogël dopio dhe kurrë nuk kam kryer marrëdhënie me burrin tim në shtëpinë e prindërve. Nuk e di a më lejohet”– tha Rita.
Ndonëse gazetarja i tha që është e martuar tashmë, Rita u shpreh: “E di, por prapë…”
Dy vite më parë këngëtarja u martua me regjisorin 48 vjeçar i cili ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme./E.Ç