Barcelona e ka filluar me fitore rrugëtimin e saj në La Liga në këtë sezon, teksa ka mundur me shifrat 2-1 skuadrën e Valencias në transfertë.
Vendasit shënuan të parët me anë të Hugo Duro, por katalanasit ia dolën të kthenin rrjedhën e ndeshjes në favor të tyre me Robert Lewandowskin protagonist.
Hugo Duro's goal. https://t.co/kxqbvqcijs
— Barça Xtra (@XtraBarcaa) August 17, 2024
Një asist i Yamal në shtesën e pjesës së parë solli golin e barazimit, ndërsa në fillimin e së dytës polaku dyfishoi shifrat me penallti.
Y’a hors jeu sur le but de Lewandowski https://t.co/D1igVkx5LX
— Mane (@ymrmfc_) August 17, 2024
NÃO TEM INSS PARA ELE, É O VELHOTE DO BARÇA, ROBERT LEWANDOWSKI!https://t.co/La4HGBe3OH
— ᶜʳᶠ ᶠᶜᵇ madu (@mariabciarla) August 17, 2024
Lojtarët e skuadrës katalunase kishin raste të tjera shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke bërë që ndeshja të përfundonte 2-1.
Kjo mjaftoi por Barcelonën që të niste sezonin me fitore, ndërsa në javën e dytë të La Ligas përballen me Athletic Bilbaon.