Nga Kastriot Kotoni
Avdul Banushi ka hyrë në median shqiptare me një histori të mistershme spiunazhi, falë penës së shkrimtarit Mihallaq Qilleri. Siç është shprehur vetë shkrimtari,-kur kam kontaktuar me Avdul Banushin e kam refuzuar një aventurë të tillë për t’u marrë me libra me spiunazh dhe aq më tepër me një histori ku bëhej fjalë për marrjen e pushtetit me mjetet e dhunës. Për Mihallaqin nuk mjaftonin disa copra letrash të zhubrosura burgu për të shkruar historinë e jetës së Avdul Banushit. Ai nuk kish gjetur njeri tjetër për të shkruar kujtimet e tij, ndonëse kishte edhe shkrimtarë në fis. Pas shumë refuzimesh Mihallaq Qilleri në rolin e redaktorit pranoi që të rendiste kujtime e mbresa e jetës së Avdul Banushit. E ndërsa takoheshin për rreth katër muaj së bashku në shtëpi e kafene rëfimet e Avdul Banushit nganjëherë e tejkalonin realitetin. Ishin plot 26 vjet në burgjet e diktaturës dhe jeta e këtij njeriu kish pasur kontakte me shumë njerëz, Cilin nuk kish takuar ai? Libri “Një zë nga errësira”, i redaktuar dhe natyrisht i përpunuar nga Mihallaq Qilleri, nuk do të kishte dalur në dritë pa mjeshtërinë e shkrimtarit redaktor, sepse siç thotë vetë shkrimtari Avduli nuk e kishte fare idenë e të shkruarit, dhe më shumë kishte problem me gjuhën letrare, disi kontradiktore kjo e dhënë? Por çfarë ndodhte në të vertetë dhe cila ishte në mënyrë të përmbledhur pamja e ngjarjeve që kishin rrjedhur aq shpejt njëra pas tjetrës, gjer atëherë? “Pallatet Shallvare”, ku sot shumë të rinj kalojnë asaj rruge për të shkuar tek “Blloku” (miti i qejfit rinor në Shqipëri), janë shenja e fillimit të projektit të organizimit të atentatit kundër Enver Hoxhës. Si ka mundësi aq afër tribunës së udhëheqjes ky zbulues të piketojë me aq saktësi një vend për t’u strehuar dhe aktivizuar planin e tij. Për ata që e njohin atë pallat të stërgjatë me një arkitekturë ruse, duket e pabesueshme, se si, në atë pallat me njerëz nga më të besuarit të sistemit komunist do të thurej një atentat ndaj njeriut idhull të tyre? Unë edhe vetë jam befasuar nga ky fakt, se edhe sikur mos të isha rritur në atë pallat, kisha privilegjin të ndiqja paradën ushtarake nga më të organizuarat nga regjimi komunist . Ndaj m’u shtua kryeziteti për këtë ngjarje dhe personazhin që do të kryente një atetntat,pyesja veten kaq pranë meje do të ketë kaluar Avdul Banushi? Për 30 vjet e kam shoqëruar në mendjen time këtë personazh, sepse kam pas fatin të kontaktoj me shumë banorë të atij pallati. Po kjo histori për një eksponent të rëndësishëm të luftës kundër komunizmit ka ende shumë enigma. Në ndjekjen time mediatike të këtij personazhi si në shkrime dhe emisione televizive shohë hera herës dy palë të cilat e kundërshtojnë njëra tjetrën, pse jo dhe ia shtojnë më shumë mjergullën kësaj figure. Përfyturoni mundin e tij të brendshëm me vetveten përball njerëzve të familjes që i flisnin në burgun e Burrelit! Ai në të gjithë këtë duel psikologjik ka mbajtur të njëjtin qëndrim siç tregon vetë, por edhe siç tregon operativi i burgut Piro Nuredini. Përfyturoni bisedat e tij të fshehta me hijet e të afërmëve, nënën , babain, vëllezërit e motrat, jehonën e atyre zërave dhe gjithë atyre tingujve në thellësinë e mendjes së tij, fjalë që përfundonin në një gjë të vetme: të tmerrshme dhe sublime njëkohësisht. Mos vallë qëndron disi më i vërtet rëfimi i kundërzbuluesit shqiptar Hasan Luçi i cili e ka takuar disa herë ish armikun e tij në kohëra të tjera me një vlerësim tejet të lartë për Avdul Banushin. Ai ndryshe nga Mihallaq Qilleri i beson variantit të një trajnim në zonat e Amzonës së agjentit special Avdul Banushi. Kurs special për njerëz me veti të veçanta të cilët kishin veti të lindura,si trimërinë guximin, durimin, përshtatjen në terene jashtëzakonisht të vështira mes xhunglës dhe kafshëve të egra. Për Hasn Luçin i cili ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në Ambasadën shqiptare në Paris nën petkun e diplomatit emri i A. Banushit ishte shumë i njohur dhe ai si zbulues i kish thurur rjetën e merimangës me rjetin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Avduli rrallë kishte ndërpreje informacioni për aktivitetin e tij. Hasan Luçi e paralajmëroi kreun e Sigurimit të Shtetit ish Ministrin e Brendshëm Kadri Azbiu, i çuditshëm reagimi i tij kur bëhej fjalë për aktet terroriste ndaj ambasadës shqiptare në Paris dhe më pas në Romë. Nga ana tjetër në një emision televiziv të një kanali kombëtar një nga oficerët e lartë e Sigurimit të Shtetit Mëno Dedaj i quan akte individuale të Avdul Banushit këto akte terrori. Po si shpjegohet një mosaprovim i amerikanëve për këto veprime të Frontit të Rezistencës Antikomuniste(Antistaliniste)? FRASH kishte ndërmend të ndihej, përpara kujt? “Ne duhej të dëgjoheshim, ne duhej të krijonim psikozën se komunistët e Enver Hoxhës nuk i donte më njeri” shkruan Banushi. Kur në të vërtetë Avduli ishte sekretar i përgjithshëm i Frontit të Rezistencës me kryetar Vasil Gërmenjin nënkryetar Stavri Skëndon. Po këtë akt terrorist nuk ka shtet në botë që ta fal, ndërkohë që aty banonin dy familje me fëmijët e tyre. Avduli shkruan ndryshe për këtë krim të shëmtuar u rrëzua muri i jashtëm i ambasadës dhe Hasan Luçi krejt ndryshe, u hodh në erë dera e brenshme e ambasadës, Në kontradiktë me pohimet e Banushit në hetuesi, kur ai shprehet se ishte në dijeni për hedhjen e bombës në Ambasadën shqiptare në Paris. Por një gjë të vërtetë tha Avduli: se Leka Zogu kishte pretenduar se këtë aksion e kishte kryer një grup i organizuar nga ai, kur në fakt gënjente. E gjithë diaspora e vjetër ishte e lodhur nga pritja e aleatëve, brezat e rinj kishin firmosur në shumicë si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, vetëm për faktin që të kishin mundësi t’u dërgonin familjeve në Shqipëri një sasi të hollash në dollarë dhe disa cingërima me plaçka, të tjerë u kishin hapur telashe familjarëve të cilët ishin marrë peng nga sistemi komunist në internime dhe burgosje. Leka Zogu ishte rritur dhe vetëm ky mund të ishte pretenduesi i vetëm në rast se do binte regjimi komunist. Por jo më kot Hasan Luçi e dinte që Avdul Banushi me disa të tjerë do të vinte në Shqipëri nga kufiri jugor, për të kryer akte terroriste në shkall të lartë, ku në rradhë të parë atentetatin kundër Enver Hoxhës, hedhjen në erë të Komitetit Qendror të Partisë dhe Ambasadën kineze dhe ATSH-në. Përsëri Hasn Luçi ngre pikëpyetje tek Kadri Azbiu. Si mundet që Sigurimi i Shteti nuk reagoi për neutralizimin e këtij grupi me një muaj përpara të informuar nga bashkëpunëtorët special të Sigurimit të Shtetit në Njy Jork, por më e keqja qwndron nw faktin, se u ishte dhënë edhe rezidenca ku do të strehoheshin në shtëpinë e Sami Binerit një bashkëfshatar i Avdul Banushit. Pyet me të drejtë Hasn Luçi kur ne i njoftuam se do të strehoen në pallatet “Shallavare”, pse nuk u evindentuan njerëzit me biografi të dyshimtë, ose siç i thonin ne , pse nuk u bë qethja e zonës në atë pallat? Akoma më i thellë në vënien në dijeni të Sigurimit siç pohon Mëno Dedaj, se “Ne kishim 6 bashkëpunëtorë të Sigurimit që ishin aq intim si psikologjikisht dhe i qëndronim afër fizikisht, nuk përbënte problem neutralizimi i tij. Në variantin tjetër kur është intervestuar Tomë Mërnaçi. Ai i jep një kthesë të paparë rëfimit të Avdulit. Mohon që ka qenë një familje bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit dhe e interpreton kapjen e Avdulit si një skenë tejet banale, pasi kacafytet me Avdulin disa metra larg klonit të kufirit verior pwr arësye frike dhe sherrin mes tyre e kanë dëgjuar kufitarët shqiptarë. Por ish operativi i burgut të Burrelit shkruan se ishte gruaja e Tomës e cila njoftoi Sigurimin e Shtetit si bashkëpunëtore e tij. Dhe siç del, atë e kanë urdhëruar të nisej nga Amerika drejt Shqipërisë në ballafaqim me Avdul Banushin në burgun e Burrelit. Këtu hyjnë në lojë faktori i spiunëve dopio-rol dhe më tej në shërbim të tre agjenturave. Një e dhënë për vllehët e arratisur në Igumenicë ishin në shërbim të Asfalisë dhe të amerikanëve, pra bie alibia e Feçor Shehut se “Ti Avdul je armik , por nuk je tradhëtarë”. Këta miq që i sigurojnë stehim dhe armatim e bënin krejt për hirë të miqësisë çdo veprim? Nikolla Plasoti dhe Lufter Guveli ishin edhe bashkëpunëtorë të Asfalisë edhe të CIA-as. Avdul Banushi nuk e fsheh se të gjitha lëvizjet e tij i dinte Asfalia greke dhe takohet me gjeneralin grek Johanidhis. Pirro Nuredini shkruan raporte nga deponimet e Avdulit, Oficeri lartë i Sigurimit të Shtetit Mëno Dedaj, thotë në intervistën për një televizion kombëtar, se “shpesh kur bënim verifikimin e emrave apo bazave që na kishte deponuar Avdul Banushi, ato nuk ishin të sakta dhe shpesh dizinformuese. Avduli në rëfimin e tij thotë se nuk u theva kurrë nga Sigurimi i Shtetit, ndonëse ata i dinin të gjitha. Një llogjikë e ftohtë të thotë, pse ky njeri sakrifikoi në burgun e dytë? Në burgun e parë pajtohemi se ishte një 16 veçarë që po e peshkonin të gjithë agjenturat. Ka dokumenta se ësht rekrutuar nga amerikanët, megjithëse në fakt ka kryer shpërdorime financiare si magazinier në fshatin Xhafzotaj të Durrësit dhe në libër mungon ky fakt çuditërisht. Fakti tjetër se ka tentuar të vjedhë një armë , dhe në dosje del se për këtë arësye është dënuar me 6 vjet gjithashtu nuk ekziston në libër. A mundet t’i rezistojë njeriu me vetmohim për hir të një kauze, të futet në arkivol për 2 vjet. I falin jetën dhe e dënojnë me 25 vjet mbase ka bërë një marrëveshje? A ishte një aset për Sigurimn e Shtetit? Avdul Banushi ishte kartotekë e gjallë e burgjeve shqiptare, por jo vetëm kështu, por edhe një njohës i krerëve të Frontit të Rezistencës dhe pse të mos na lind e drejta të mendojmë se ai është spiunuar, sepse në kupolën e Frontit të Rezistencës drejtuesit ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Dhe kreu i Sigurimit të Shtetit këtu në Shqipëri kishte tjetër pamje e punonte në kushte të tjera dhe për interesa të luftës së brendshme në Partinë e Punës. Nëndetësja e ardhur në Orikum nga brigjet greke për të tërhequr grupin që kishte dështuar në hyrjen në thelësi të teritorit shqiptar për një lexues të vëmendhsëm flet shumë. Sa herë dhe sa zbarkime janë bërë me nëndetëse në këtë zonë të detit Jon? Bie erë dhe kur në vitin 1975? Tjetër histori kemi dëgjuar nga komandantë ekuipazhesh të marinës ushtarake për gadishmërinë luftarake të flotës sonë ushtarake. Bazat tona thotë A.Banushi ishin familjet e të pushkatuarve dhe të burgosurve politik nga regjimi. Kjo thënie është një dukuri e mosnjohjes apo një lajthitje rastësore e pavlerësuar, kur dihet se ato famlje ishin nën survejim të përhershëm nga Sigurimi i Shtetit. Por ndonëse ai e pohon vetë nërëfimin e tij në libër të arratisurin Ndoc K një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me familje të persekutuar. Duket A.Banushi kish haruar postulatin e tij; ”Dysho për këdo”. Një makinë rastësisht ishte në fshatin Aliko të Sarandës dhe megjithëse kishin ndryshuar planin e hyrjes fati u ndihu dhe erdhën deri në Gjirokastër. Familja Jonuzi ishte një bazë e përhershme e jona, shkruan Banushi . Nga kjo familje nuk kemi parë asnjë prononcim për këtë akt antikomunist që siguronte strehimin e bandave që vinin për të vrarë Enver Hoxhën. Përsëri me fat të pestë banditët u shpëtuan kontrolleve të postblloqeve të policisë dhe Sigurimit dhe kanë mbërritur në shtëpinë e Binerit në orën 5 të mbrëmjes të 28 nëntorit 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë ,nuk e kishim të vështirë të dilnim. U afrua Sulejmani tek vendi përballë tribunës, por dikush i kërkoj fletë-hyrjen. Të nesërmen më 29 nëntor tentuam të kalonim urën e lanës, por gjithçka ata e kishin nën kontroll të rreptë. Ishte e pamundur të hidhnim bomba deri në tribunë. Kështu ishim të detyruar të ndiqnim ceremoninë. Mbaj men rëfen Avdul Banushi, se i pari doli në tribunë Haxhi LLeshi. Më pas vetë Enver Hoxha. Oficeri Bejto Isufi raportoi fillimin e parades pwrpara Enver Hoxhës. Shpejt u detyruam të ktheheshim në bazën tonë, për të mos ndërlikuar situatën. Shumë golemas kishin dalë për të na kapur. U riktheva përsëri në Tiranë tek famlja Begeja. Begejasit ishin squllur. Zbulimi shqiptar kishte tanimë të dhëna të sigurta se ne gjendeshim në Tiranë. Kështu u detyruam të shkonim në Ndroq tek familja Mancaku. Së andejmi u nisëm për në Fier tek familja Margaritari dhe më pas në Vlorë drejt Orikumit dhe erdhi nëndetësja e na mori, shkuam në Prevezë. Në Njy Jork ku raportuam për gjithçka kishte një ndjenjë optimizmi, megjithëse nuk kishim kryer ndonjë punë në Shqipëri. Kështu e mbyll rëfimin atentatori tradhëtuar i Enver Hoxhës. Deri tani sa janë bërë publike gjyqet e puçiste dhe gjyqet antiparti, emri i Avdul Banushit nuk është përmendur fare Përshtypje të bën fakti se ka dy variante, ku në njërin sipas librit ata banonin në katin e dytë (aty ku sot është një kafe me vetëshërbim) dhe zbritën me litarë, ndërsa Hasan Luçi Kryetar I Zbulimit shqiptar në intervistën me gazetarin Marin Mema thotë sikur ata ishin në bodrumet e “Shallvareve”, për litarë nuk flitet fare. Ka gjithmonë diçka të re për të shkruajtur për figura të tilla si Avdul Banushi, por e vërteta do edhe fakte nga dosjet e Sigurimit të Shtetit në mënyrë që një rreze drite të mos quhet zë nga errësira.