Modelja super seksi Adriana Lima ka tërhequr vëmendjen e kritikëve me pamjen e saj të fundit në premierën e filmit “The Thicket”.
43 vjeçarja në dukje me një “look” të thjeshtë, me sy të tërhequr dhe vetullat e ngritura, është kryqëzuar në rrjet nga komentet negative pasi thonë se e ka tepruar me filler dhe botoks.
Menjëherë modelja në përgjigje të gjithë këtyre komenteve ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ku krahas një fotoje pa make-up ka shkruar: “Fytyra e një nëne të lodhur të një adoleshenteje, dy fëmijëve në prag adoleshence, një djali të vogël aktiv, një vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenëve…Faleminderit për shqetësimin”./E.Ç